Sport

Trajneri Batatina thotë se ka investuar mbi 500 mijë euro në klubin e Llapit

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, njihet për deklaraat e tij të mëdha që jep para dhe pas ndeshjeve.

Por, përveç që është trajner i skuadrës nga Podujeva, ai është edhe një investues i madh, që e bën të vetmin trajner në Superligë që drejton skuadrën dhe investon në klub.

Në një intervistë për Sportin në KTV, Batatina tregon se sa para ka investuar brenda 4 vjetësh.

Ai ka theksuar se është e vështirë për të që të mendojë për dy gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë.

Trajneri i Llapit thotë se ndihet krenar që është në gjendje të ndihmojë futbollin llapjan, dhe shpreson që në një të ardhme të afërt investime e shumta, t’i kthehen.

Tahir Batatina e kishte filluar karrierën si futbollist te 2 Korriku, por për shkak të rrethanave të luftës, thotë se ishte i detyruar të ndërpresë stërvitjet.

Gjatë luftës ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse pas luftës ishte instruktor i lartë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, prej nga u largua shkaku i futbollit.

Me Llapin, kërkon të fitojë titullin ose Kupën dhe të marrë pjesë në garat evropiane.