Liverpooli thuhet se ka hyrë në garë me Arsenalin për të transferuar yllin e Monacos, Thomas Lemar, nëse Philippe Coutinho i bashkohet Barcelonës.
Monaco ka refuzuar ofertat e deritashme nga “Topçinjtë”, duke thënë se futbollisti nuk është në shitje. Klubi ka refuzuar edhe një ofertë prej 50 milionë eurosh.
Tani, sipas “Le 10 Sport”, nëse Coutinho kalon te Barcelona, Liverpooli e sheh Lemarin si zëvendësues të brazilianit.