Sport

Një medalje bronzi në rrugën e Norës drejt kthimit në kulm

 

Nora Gjakova ka bërë edhe një hap drejt kthimit në nivelin më të lartë të xhudos. Dhe ka zënë edhe një vend në podium.

Të premten Nora fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Nora ishte bartësja e parë dhe vlerësohej pretenduese e madhe për medalje të artë. Por, përfundoi e treta, rezultat që duhet vlerësuar marrë për bazë momentin.