1 perditesime
11:24

Nora ndalet në çerekfinale, lufton për të bronztën

Nora Gjakova është mposhtur në çerekfinale të Grand Slamit në Baku.

Ajo pësoi nga britanikja Lele Nairne.

Nairne heret realizoi hedhje për uazari, ndërsa përpjekjet e mëpasme të Norës nuk prodhuan pikë.

Nora tani kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit.

10:38

Nora në çerekfinale, kalon gjermanen Ballhaus

Nora Gjakova ka arritur në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos në Baku të Azerbajxhanit.

Për Norën është gara e dytë pas rikthimit nga lëndimi.

Po garon në kategorinë deri 57 kg, ndërsa në rrethin e dytë e kaloi gjermanen Seija Ballhaus.