Sulmuesi i Llapit, Festim Alidema është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 14 në Superligën e Kosovës në futboll. Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të hënën ka njoftuar se epiteti “Ylli i Javës” i ka takuar Alidemës, sipas vlerësimit të komisionit. Alidema u vlerësua si më meritori për fitoren bindëse të Llapit 4:1 ndaj Dritës.
Në fakt, Alidema ishte kreator i lojës së Llapit, pasi bëri tri asistime.
Për Alidemën, kjo është hera e parë këtë edicion që nderohet me çmimin e futbollistit më të mirë të javës.
“Ky çmim është një motiv shtesë për mua që tashmë jam duke u rikthyer në formën time të mëparshme. Për këtë çmim, meritat i kanë edhe bashkëlojtarët dhe shtabi teknik, të cilëve u jam falënderues”, ka thënë Alidema pasi pranoi çmimin.