Sport

“Njeriu i mrekullive” fiton të artën në kërcim nga 27 metra

Steven LoBue ka pranuar se është një “moment joreal”, pasi është bërë amerikani i parë që ka fituar medaljen e artë të botës nga kërcimet në ujë në lartësi 27 metra, në Botërorin e Budapestit, të dielën.

Fitorja më e madhe në karrierën e LoBues ka ardhur vetëm dy vjet pasi ai ka marrë nofkën “njeriu i mrekullisë”, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Në një garë në Francë, ai kishte goditur me kokë platformën nga u hodh prej një lartësie të madhe, por për fat të mirë shpëtoi.

Të dielën në Budapest, LoBue arriti të kthehej nga vendi i katërt pas dy raundeve të para për të fituar medaljen e artë me rezultat të përgjithshëm prej 397.15 pikëve, në një pishinë speciale gjashtëmetërshe të ndërtuar në lumin Danub.

Ai e mposhti Michal Navratilin e Çekisë që doli i argjendtë, për 6.25 pikë. Medalja e bronztë i takoi italianit Alessandro De Rose.

“Kur qindra orë stërvitje vijnë së bashku në tre sekonda që duhet për të kërcyer nga 27 metra, atëherë nuk mund të jem më i lumtur. Është moment joreal dhe po shikoj para tash të kem një muaj të këndshëm me pjesën tjetër të familjes para se të garoj sërish”, ka thënë LoBue në konferencën për media... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.