Sport

Një delfin në garat e stilit bretkosë

Derisa ti je në punë, Adam Peaty është në pishinë. Derisa ti je duke ngrënë drekë, ai është në palestër. Kur bëhesh gati për t'u kthyer në shtëpi, ai është sërish në pishinë. Derisa ti del natën për të darkuar e për t'u argëtuar, ai është duke fjetur.

Peaty zgjohet në orën 6 të mëngjesit për të stërvitur, përfundon tri seanca dyorëshe në ditë, gjashtë ditë në javë. Më pas ai bie në gjumë në orën 21:00, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Në kulm të stërvitjes së tij, Peaty 22-vjeçar noton deri në 11 kilometra në ditë, çdo ditë me përjashtim të dielës. Por, pse? Ai thotë se pasi thellë në vete e di se nuk është i mirë në asgjë tjetër.

Çfarëdo që do të thotë asgjë tjetër, ai duhet të jetë shumë i mirë vërtet për të arritur vetëm gjysmën e asaj që ka arritur si notar.

Peaty është kampion i Evropës, Commonwealthit, i botës dhe olimpik në 100 metra not stil bretkosë. Ai do të ishte kampion në të gjitha këto ngjarje edhe në 50 metra bretkosë, por kjo disiplinë nuk është olimpike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.