Sport

Daja kërkon përkrahjen e publikut për një “çmenduri tjetër” në Ligën e Konferencës

Ilir Daja - Ballkani
 

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka pranuar forcën e Slavia Pragës para ndeshjes që do të luhet në Prishtinë, por ka kërkuar mbështetjen e madhe të tifozëve. Në konferencën për shtyp të mbajtur të mërkurën, Daja tha se Ballkani ka nevojë për përkrahjen e fuqishme të publikut nga tribuna.

Sipas tij, vetëm me përkrahjen e publikut, Ballkani mund të bëjë një “çmenduri tjetër” në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Dueli mes Ballkanit dhe Slavias, zhvillohet të enjten prej orës 21:00 dhe i takon xhiros së pestë të Grupit G.