Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjykata ruse refuzon apelin e kampiones olimpike Griner

Brittney Griner

Një gjykatë ruse ka refuzuar apelin e basketbollistes së famshme amerikane Brittney Griner, kundër dënimit me burgim prej nëntë vjetëve për shkak të drogës, raporton BBC.

Gjykata në Moskë ka mbajtur në fuqi dënimin, ndërsa prokurori e ka quajtur dënimin “fer”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kampionia e dyfishtë olimpike ka kërkuar familje për “gabimin e sinqertë” në apelin e saj, ndërsa është dëgjuar nëpërmjet videolidhjes.

Ajo ka thënë se ka qenë shumë stresuese.

Griner 32-vjeçare në gusht është akuzuar për trafikim dhe posedim të vajit të kanabisit.

Nuk është bërë menjëherë e qartë nëse janë shpenzuar të gjitha rrugët ligjore.

Avokati i amerikanes, Alexander Boykov, ka thënë se shpreson se do të jetë i mundshëm një shkëmbim i të burgosurve.

Në gusht, Kremlini ka lënë të hapur mundësinë e shkëmbimit të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusiusë.

Në mediumet amerikane është raportuar se trafikuesi rus i armëve Viktor Bout, mund të shkëmbëhet për Grinerin.

“Asnjë gjykatës, dorën në zemër, nuk do të thotë sinqerisht se dënimi i Grinerit prej nëntë vjet burgim është në vijë me ligjin penal të Rusisë”, ka thënë Boykov.