Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka zbuluar se futbollistët e tij do të mblidhen së bashku për ta shikuar ndeshjen mes Interit dhe Viktoria Plzenit, përpara se të përballen me Bayern Muenchenin në “Camp Nou” në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Interit i mjafton fitorja të mërkurën ndaj Plzenit për të avancuar në fazën e nokautit të Championsit. E me fitore ndaj Plzenit, Barcelona automatikisht do të eliminojë nga faza e grupeve për edicionin e dytë rresht. Interi e luan ndeshjen prej orës 18:45, ndërsa Barcelona nga ora 21:00.
“Ne do ta shikojmë së bashku ndeshjen e Interit në zhveshtore. Synimi ynë është që të bëjmë një paraqitje të mirë ndaj Bayernit, pavarësisht rezultatit të Interit”, ka thënë Xavi të martën.
Barcelona është e treta në Grupin C të Championsit me katër pikë të mbledhura, tri më pak se Interi që renditet i dyti. Bayerni është lider dhe ka siguruar avancimin në fazën tjetër, pasi ka tubuar 12 pikë në katër ndeshje të luajtura.