Sport

Ylli i Kosovës shënon në Bundesligë

Futbollistja më e mirë e Kosovës, Erëleta Memeti, ka vazhduar me formë të mirë në Bundesligë. Memeti të dielën shënoi gol për Hoffenheimin që fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Essenit. Memeti shënoi në fund të pjesës së parë për 2:1.

Hoffenheimi është i pesti me nëntë pikë nga pesë ndeshje.

Memeti ka shënuar tre gola deri më tani.