Sport

Daku vazhdon shkëlqimin në Slloveni

Mirlind Daku ka vazhduar shkëlqimin në Slloveni. Ai të dielën ka kontribuar me asistim në fitore ne thellë të Muras. Mura fitoi 4:0 ndaj Tabor Sezanas, ndërsa Daku asistoi në golin e dytë të shënuar në minutën e 25-të.

Kjo ndeshje i ka takuar javës së 14-të të elitës së futbollit slloven. Sulmuesi 24-vjeçar në 13 ndeshje ka shënuar dhjetë gola.

Dy gola ka shënuar edhe në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Konferencës. Mura është në vendin e katërt me 23 pikë.