Mainzi ka “shkelur” Koelnin të premten mbrëma për të dalë në pozitën e tretë në Bundesligë.
Mainzi fitoi 5:0, ndërsa Koelni prej minutës së 27-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Luca Kilian u përjashtua me karton të kuq.
Marcus Ingvartsen shënoi golin e parë, nga penalltia në minutën e 11-të. Dominik Kohr, Anton Stach, Aaron Caricol dhe Karim Onisiwo shënuan golat e tjerë.
Mainzi është i treti me 18 pikë nga 11 ndeshje. Koelni mbetet i nënti me 16 pikë.
Ndeshja Mainzi – Koelni e ka hapur xhiron e 11-të të kampionatit gjerman.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.