Sport

Busquetsi largohet nga Barcelona pas 16 vjetësh

Futbollisti i Barcelonës dhe kapiteni i skuadrës për një kohë të gjatë, Sergio Busquets, do të largohet pas 16 vjetësh nga klubi, sipas Reshad Rehmanit, gazetarit të afërt me klubin.

Busquetsi është duke u kritikuar shumë për paraqitjet në mesfushë, sidomos në takimet kundër Real Madridit, Interit dhe Bayern Munichut.

34-vjeçari, megjithatë, e ka pasur përkrahjen e madhe nga trajneri Xavi Hernandez.

Busquetsi e ka kaluar tërë karrierën e tij si futbollist te Barcelona.

Ka luajtur në 690 ndeshje deri më tani.