Malisheva shënon fitoren më të thellë këtë sezon

Malisheva shënon fitoren më të thellë këtë sezon
Skuadra e Malishevës ka shënuar fitoren më të thellë të edicionit të ri të elitës së futbollit të Kosovës. Malisheva të mërkurën gjatë ditës ka mposhtur skuadrën e Ferizajt në udhëtim, me rezultatin 6:0. Ishte edhe fitorja e parë e trajnerit të ri të malishevasve, Sami Sermaxhaj. Ndërkohë, Ferizaj, vazhdon me krizë të rezultateve. I gjithë 90 minutëshi i takoi vizitorëve, të cilët në të dyja pjesët realizuan nga tre gola.
Në pjesën e parë shënuan Bleart Tolaj, Ilir Mustafa dhe Agon Xhaka. Pas përfundimit të pjesës së parë, pati tollovi mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Me të nisur pjesa e dytë, Malisheva shënoi dy gola të shpejtë nëpërmjet Ronald SoboWales, në minutën e 48-të dhe të 50-të. Ndërkohë, golin e fundit në ballafaqim e realizoi Fiton Hajdari. Hajdarit goli iu pranua vetëm pas rishikimit të situatës në sistemin VAR.
Për trajnerin e ri të Ferizajt, Andrej Panadiq, ishte disfata e dytë rresht në Superligë. Ferizaj mbetet në kuotën e tetë pikëve në vendin e fundit, pas 12 xhirove të luajtura. Malisheva ngjitet në vendin e shtatë me 11 pikë pas 12 ndeshjeve të luajtura.
Hajdari shënon golin e gjashtë për Malishevën
Fiton Hajdari ka shënuar golin e gjashtë për skuadrën e Malishevës që po fiton në udhëtim te Ferizaj, 6:0.
Hajdari shënoi pasi e kaloi edhe portierin e skuadrës vendëse.
Goli i Hajdarit u pranua në minutën e 69-të, vetëm pasi u rishikua situata në sistemin VAR.
Dy gola të shpejtë të Malishevës në pjesën e dytë
Malisheva është duke fituar me rezultatin 5:0 në udhëtim te Ferizaj.
Ronald Sobowale shënoi dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë.
Sobowale shënoi fillimisht në minutën e 48-të, dhe më pas në minutën e 50-të Protesta të ashpra kanë bërë tifozët e Ferizajt nga tribunat e fushës me bar sintetik.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Live: Kosova në epërsi

Zvicra shënon edhe të tretin

Xhaka udhëheq Zvicrën në fushën e stadiumit “Karagjorgje”

Skocia mposht Qipron në ndeshjen hapëse

Izrael-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Xhaka titullar në formacionin e Zvicrës

Meksika shpreson t’i organizojë Lojërat Olimpike Verore

Grizzlies fiton dhe zë vend në plejof

James largohet nga kampi i Anglisë

Jassim i bashkohet Ratcliffet për blerjen e Unitedit

Bëri komente raciste e homofobike, gjobitet rëndë Piqueti
