Union Berlini vazhdon të mbetet lider në Bundesligë edhe pas xhiros së dhjetë.
Të dielën, Unioni e ka mposhtur Dortmundin me rezultatin 2:0.
Të dy golat e triumfit i shënoi Janik Haberer (6’, 21’).
Unioni shënoi fitoren e shtatë këtë sezon dhe me 23 pikë zë vendin e parë.
Dortmundi pësoi disfatën e katërt. Ka 16 pikë në pozitën e tetë.