Trajneri Ilir Daja do të luajë me formacionin 4-3-3 në ndeshjen kundër Sivassporit, që i takon Grupit G të Ligës së Konferencës.
Trajneri nga Tirana ka vendosur që në portë të jetë portieri Stivi Frashëri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mbrojtje, kapiteni Armend Thaqi, Bajram Jashanica, Astrit Thaqi dhe në krahun e majtë Arbër Potoku. Thaqi u kthye në formacion pas suspendimit. Por ai do të luajë si mbrojtës i qendrës, ndërsa Lumbardh Dellova do të luajë si mesfushor qendror.
Përkrah Dellovës do të luajnë Lindon Emërllahu dhe Qëndrim Zyba.
Treshja e sulmit mbetet e njëjtë.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Sivassporit nis në orën 21:00 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Meriton Korenica dhe Ermal Krasniqi do të jenë në përkrahje të sulmuesit qendror, Albion Rrahmani.
