Sport

Daja kërkon përqendrim maksimal ndaj Sivassporit

Descriptive Text

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka kërkuar nga ekipi i tij që të jetë maksimalisht i fokusuar deri në fund të ndeshjes kundër Sivassporit. Në konferencën për shtyp, Daja ka pranuar se pret një ndeshje edhe më të vështirë sesa javën e shkuar, por ka shtuar se beson në futbollistët e tij. Ballkani javën e shkuar triumfoi në Turqi 4:3, ndërsa të enjten prej orës 21:00 e pret Sivassporin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo ndeshje i takon xhiros së katërt të Grupit G në Ligën e Konferencës.

Po ashtu, Daja ka shtuar se beson që edhe mbështetja e madhe që do ta ketë Ballkani nga tribunat do t’i ndihmojë shumë kampionit në fuqi të Kosovës përball Sivassporit. Ballkani gjatë ditës ka njoftuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje.

“Mendoj se sa më larg që jemi, aq më të vështira bëhen gjërat. Por sigurisht më mbështetjen e të gjithëve, besojmë se do të bëhet paksa më e lehtë ndeshje ndaj Sivassporit me mbushjen e stadiumit. Kjo do të thotë se përgjegjësia për në më e madhe. Të gjithë i kemi nga katër pikë dhe tregon se grupi aspak nuk është i lehtë. Mendojmë se jemi gati, por në ndeshjen e nesërme duhet të bëjmë akoma më shumë se në javën e shkuar për të arritur atë që duam”, ka thënë Daja. “Ne po japim më të mirën sepse po fitojmë përvojë në këtë nivel. Presim do të jetë edhe më e vështirë se ajo në Sivas, pasi ata vijnë pas fitores që e kanë arritur në fitoren në kampionat. Ata do të vijnë për t’u revanshuar dhe kanë përvojë më shumë se ne se bashku me kundërshtarët tjerë. Nëse duam të shkojmë atje ku duan të gjithë tifozët në Kosovë, duhet të luajmë edhe më fort, mos të dorëzohemi. Do të jetë shumë më e fortë se ndeshja e kaluar".