Sport

Cuadrado do të largohet nga Juventusi

Juan Cuadrado nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit pas përfundimit të sezonit aktual. Kolumbiani do të largohet në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata, pasi klubi ka vendosur që mos ta vazhdojë bashkëpunimin me të.

Mësohet se Cuadrado tashmë ka nisur negociatat me Fiorentinan, ekip që po synon transferimin e tij falas. Cuadrado ka luajtur dy sezone për Fiorentinën, ndërsa është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga skuadra e Chelseat.

34-vjeçari këtë sezon ka 11 paraqitje në të gjitha garat dhe një asistim.