Sivasspori të hënën ka arritur fitore të rëndësishme në Superligën e Turqisë. Pas tre humbjeve rresht, njëra prej tyre nga Ballkani të enjten, Sivasspori fitoi në udhëtim ndaj Bashakshehirit me rezultatin 2:0. Me këtë fitore, Sivasspori ngjitet në vendin e 15-të me shtatë pikë.
Sivasspori të enjten do të ketë një tjetër përballje me Ballkanin në kuadër të fazës grupore të Ligës së Konferencës. Dueli në mes të Ballkanit dhe Sivassporit do të luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Vlerësohet ndeshje e rëndësishme për të dyja ekipet. Ballkani është lider i grupit G me katër pikë.
Nga katër pikë kanë edhe Sivasspori, Slavia e Pragës dhe Cluji.