Sport

Dybala mund të mungojë në Botëror

Paulo Dybala shënoi golin e fitores për Romën kundër Lecces (2:1) të dielën mbrëma.

Por, argjentinasi u detyrua të largohet nga ndeshja vetëm pas dy minutash pasi realizoi golin nga penalltia për shkak të lëndimit që pësoi.

“Sky Sports” shkruan të hënën se Dybala rrezikon të humbë Botërorin me Argjentinën.

Sulmuesi argjentinas do t’i nënshtrohet testeve të detajuar për të mësuar shkallën e lëndimit.

Raportohet se Dybala mund të mungojë deri në janar. Ndërkaq, Botërori do të nisë me 20 nëntor.