Fitorja e dytë e Unitedit në Ligën e Evropës

Fitorja e dytë e Unitedit në Ligën e Evropës
Manchester Unitedi e ka shënuar fitoren e dytë këtë sezon në Ligën e Evropës.
Skuadra angleze e ka mposhtur Omonia Nicoasian si mysafire me rezultatin 3:2.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Karim Ansarifard që shënoi në minutën e 38-të.
Unitedi u rikthye në pjesën e dytë, duke shënuar tre gola, kurse vendasit realizuan një herë.
Marcus Rashfordi barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 53-të. Pas dhjetë minutash Anthony Martial realizoi golin e dytë dhe të fitores. Rashfordi shënoi edhe golin e tretë në minutën e 84-t.
Për vendasit shënoi Nikolas Panagiotou për të ngushtuar rezultatin në 2:3, gol që ishte i fundit në këtë përballje
Cristiano Ronaldo ishte titullar tek Unitedi dhe asistoi te goli i tretë i ekipit anglez.
Ekipi anglez ka gjashtë pikë dhe zë vendin e dytë në Grupin E. Omonia renditet e fundit me zero pikë.
Manchester Unitedi po pëson nga Omonia në Ligën e Evropës
Manchester Unitedi po pëson 1:0 nga Omonia Nicosia në kuadër të Ligës së Evropës.
Karim Ansarifard ka kaluar në epërsi skuadrën qipriotë në minutën e 34-t.
Cristiano Ronaldo po udhëheq sulmin e Unitedit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Newcastle eliminon kampionin e Evropës

Chelsea kalon tutje

Liverpooli kalon Leicester Cityn në Kupën e Ligës

Arsenali në raundin e katërt të Kupës EFL

Fitore bindëse e Napolit

Bajrami e Sassuolo ndalin serinë e Interit

Shabanhaxhaj shënon gol dhe asiston për fitoren e Muras

Qendra nacionale e xhudos do të kompletohet me shumë objekte përcjellëse

Tifozët besojnë se Garnacho është superylli i ardhshëm i Manchester Unitedit

Bajrami shënon gol kundër Interit

Nuhiu kontribuon me gol në fitoren e Altachut
