Sport

Reali në garë për Skriniarin

Skuadra e Real Madridit është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar. “Marca” raporton të enjten se Reali po e monitoron situatën e sllovakut te klubi italian, pasi Skriniar ende nuk e ka pranuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.

Te Reali po synojnë transferimin e Skriniarit, por verën tjetër kur të mbetet lojtar i lirë. Skriniar ka kohë që ka shprehur interesim për t’u larguar nga Interi, por ekipi italian ka refuzuar të gjitha ofertat para fillimit të këtij sezoni.

27-vjeçari është ndër mbrojtësit më të dalluar në Serie A dhe këtë edicion ka 11 paraqitje. Ai po kërkohet me ngulm edhe nga Paris Saint-Germaini.