Sport

Sekretari gjeneral i FIBA Botës nis vizitën në Kosovë

 

Sekretari gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis, ka nisur vizitën e tij në Kosovë, ku do të qëndrojë edhe gjatë ditës së nesërme, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Zagklis, fillimisht e ka nisur vizitën e tij në zyrat e FBK-së, ku është takuar me drejtuesit e kësaj federate, kryetarin Arben Fetahu dhe sekretaren e përgjithshme Elvira Dushkun. Ai është njoftuar me stafin e FBK-së dhe ka vëzhguar nga afër punën që bëhet.