Sport

Calhanoglu zbulon se Lukaku ia tregoi pikën e dobët të Ter Stegenit

Hakan Calhanoglu shënoi golin e fitores për Interin kundër Barcelonës në Ligë e Kampionëve, të mërkurën.

Turku zbuloi pas ndeshjes se shoku i skuadrës, Romelu Lukaku, i cili nuk luajti shkaku i lëndimit, i ka treguar pikën e dobët të portierit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.

“Kam folur me Andre Onana dhe Romelu Lukakun para ndeshjes. Lukaku erdhi tek unë dhe më tha të gjuaja në anën e djathtë, pasi kjo është pika e dobët e Ter Stegenit. Ishte një goditje e mirë, por tre pikët janë ato që kanë vërtet rëndësi për skuadrën”, tha Calhanoglu.

Interi është i dyti në grup me gjashtë pikë, Barcelona ka tri, ndërsa lider është Bayern Munichu me nëntë pikë.