Sport

Shahisti që mposhti kampionin e botës ka mashtruar në më tepër se 100 lojë online

Shahisti, në qendër të një debati të mashtrimit, me gjasë ka mashtruar në më tepër se 100 lojë online, sipas një hetimi, raporton BBC.

Hans Niemann është akuzuar nga kampioni i botës Magnus Carlsen për mashtrim, ndonëse nuk është prezantuar asnjë dëshmi.

Tash një hetim i “Chess.com” ka konstatuar se Niemann me gjasë ka mashtruar shumë më tepër se që është bërë e ditur.

Por, nuk është zbuluar ndonjë dëshmi se ai ka mashtruar në lojën e tij kundër Carlsenit apo në ndonjë lojë reale.

Amerikani Niemann ka pranuar se ka mashtruar në lojë joformale kur ishte i ri, por ka mohuar mashtrimin në lojë garuese.

19-vjeçari më herët ka akuzuar Carlsenin se po synon t’ia shkatërrojë karrierën.

Skandali nisi muajin e kaluar, pasi Carlsen, nga shumë që konsiderohet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, u mposht nga Niemanni në Sinquefield Cup në një befasi të madhe.

Norvegjezi vetëm javën e kaluar ka bërë akuza direkte ndaj Niemannit.

“Chess.com” ka prodhuar një hetim 72 faqesh për lojët e Niemannit në këtë faqe, kundër top-garuesve dhe po ashtu për para.

Faqja e kishte bllokuar Niemannin për mashtrim. Ndërsa tha se kishte mashtruar qysh në vitin 2020.