Sport

Atletico arrin marrëveshje me Barçën për Griezmannin

 

Atletico Madridi dhe Barcelona më në fund kanë arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm te Antoine Griezmannit te klubi kryeqytetas. “Mundo Deportivo” ka raportuar të mërkurën, se Barcelona ka pranuar ofertën e Atleticos për blerjen e plotë të francezit, i cili është në vitin e dytë të huazimit.

Për transferimin e përhershëm të Griezmannit, Atletico do t’i paguajë 20 milionë euro dhe jo 40 milionë si në kërkesën e mëparshme.