Sport

Italia kërkon ekstradimin e Robinhos

Ministria e Drejtësisë në Itali i ka dërguar kërkesë zyrtare Brazilit për ekstradimin e ish-sulmuesit të Milanit, Robihno, kanë raportuar mediumet braziliane të martën.

Robinho në janar të këtij viti u dënua me nëntë vite burgim për përdhunim dhe dhunim në grup ndaj një 23-vjeçareje në një klub nate në qytetin e Milanos më 22 janar të vitit 2013.

Krahas Robinhos, Italia ka kërkuar edhe shokun e tij, i cili po ashtu është i dënuar në këtë rast.

E dhunuara nga Robinho dhe shokët e tij ishte me kombësi shqiptare.

Kërkesa për ekstradimin e brazilianit është bërë me dije edhe nga Prokuroria Publike e Milanos, që muajt e fundit ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Robinhon.

Ai pati luajtur për Milanin katër vjet (2010-2014), përpara se të largohet për ta vazhduar karrierën në Brazil, Kinë e Turqi. Ai u tërhoq nga futbolli aktiv në vitin 2020 te skuadra e Santosit, ku edhe e nisi karrierën si profesionist në vitin 2022.