Qendërmbrojtësi francez, Samuel Umtiti iu bashkua si përforcim i madh ekipit nga Italia, Lecces që ishte rikthyer këtë edicion në Serie A nga kategoria e dytë. Te Lecce, pritjet ishin të mëdha nga Umtiti bazuar që ekipit iu bashkua nga Barcelona.
Megjithatë, Umtiti nuk po gjen hapësirë as te Lecce dhe gjasat janë të mëdha që ai të kthehet prapa në Spanjë gjatë janarit të vitit të ardhshëm.
“Calciomercato” ka raportuar se Umtiti nuk ka bindur në stërvitje te Lecce dhe për këtë arsye këtë edicion ende nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje në kampionatin italian.
Ai u huazua te Lecce për një vit, me opsionin e blerjes së kontratës në fund të sezonit.
28-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026 me Barcelonën, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016 nga Lyoni.