Sport

Portieri Mendy me kontratë të re

Portieri i Senegalit, Edouard Mendy, pritet së shpejti të firmosë kontratë të re dyvjeçare me skuadrën e Chelseat, ka bërë të ditur “The Sun” të martën.

Me kontratën e re, Mendy do të mbetet pjesë e Chelseat deri në verën e vitit 2027.

Palët thuhet se tashmë kanë arritur marrëveshjen, e cila do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.

Te Chelsea janë të kënaqur me paraqitjet e Mendyt dhe për këtë arsye kanë vendosur t’ia ofrojnë kontratën e re, përkundër që aktualja i skadon në vitin 2025.

Këtë edicion, Mendy ka gjashtë paraqitje në kampionat për Chelsean, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020.