Sulmuesi Erling Haaland po shkëlqen këtë edicion me fanellën e Manchester Cityt, ku ka shënuar 17 gola në 11 paraqitje në të gjitha garat. Megjithatë, 22-vjeçari ka gjasa të mëdha të largohet nga kampioni i Anglisë pas dy vjetësh.
E përditshmja spanjolle “Marca” ka raportuar të martën se Haaland në kontratën e tij me Cityn ka një klauzolë që ia mundëson kalimin te Real Madridi në verën e vitit 2024.
Kjo klauzolë lirimi ka një vlerë prej 200 milionë eurosh, duke pasur parasysh se norvegjezi ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027. Ai iu bashkua Cityt para fillimit të këtij edicioni nga Borussia Dortmundi.