Sport

Chelsea afër marrëveshjes me Nkunkun

Chelsea është pranë marrëveshjes me sulmuesin e Lepzigut, Christopher Nkunku, raporton “Sky Sports” të hënën.

Sulmuesi 24-vjeçar me klubin gjerman ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Te Lepzigu është transferuar në vitin 2019 nga PSG-ja. Reprezentuesi i Francës ka shënuar tetë gola, ndërsa ka asistuar një herë në 12 paraqitje në të gjitha garat.