Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi dëshiron të kthehet në Barcelonë

Lionel Messi mund të kthehet te Barcelona në verën e vitit 2023, kur edhe i skadon kontrata me PSG-në.

Është raportuar se argjentinasi mund ta vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por një gjë e tillë mund të mos ndodhë vitin tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas gazetarit të “El Chiringuito TV”, Josep Pedrerol, klubet e Major League Soccer (MLS) besojnë se ylli i Paris Saint-Germainit, Lionel Messi, është i etur për një rikthim në Barcelonë.

35-vjeçari u largua nga Barça në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata.

Në 12 ndeshje këtë sezon me PSG-në, Messi ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar tetë herë.