Futbollistja më e mirë e Kosovës, Erëleta Memeti ka shënuar gol në Bundesligë të dielën.
Ajo realizoi golin e parë për Hoffenheimin që fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Meppenit. Memeti shënoi në minutën e 66-të.
Ishte goli i parë në tri paraqitje kampionale për Hoffenheimin.
Për Hoffenheimin ishte fitorja e parë pas dy humbjeve.