Sport

Keniani Kipruto fiton maratonën e Londrës

Descriptive Text

Atleti kenian Amos Kipruto ka fituar maratonën e famshme të Londrës.

Kipruto vrapoi 42 kilometra e 195 metra për 2:04:39 orë. Është fitorja e tij e parë në maratonë.

Kipruto la prapa etiopianin Leul Gebresilase që përfundoi i dyti me kohë 2:05:12 orë. I treti doli belgu Bashir Abdi (2:05:19).

Në konkurrencën e atleteve, vendi i parë i takoi etiopianes Yalemzerf Yehualaw. Ajo përfundoi garën me kohë 2:17:26 orë.

Kenianja Joyciline Jepkosgei përfundoi e dyta me kohë 2:18:07 orë, ndërsa e treta Alemi Megertu me kohë 2:18:32 orë.