Sport

Vrioni realizon golin e parë në SHBA

Sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni ka shënuar golin e tij të parë në ligën MLS në SHBA.

Vrioni të shtunën realizoi nga penalltia në fitoren 2:1 të New England Revolution ndaj Atlanta United.

Ndeshja i takoi xhiros së 33-të të ligës MLS. Vrioni luajti 76 minuta.