Ylldren Ibrahimaj ka arritur në kuotën e katër golave të shënuar për skuadrën e Lillestromit norvegjez.
Ibrahimaj realizoi ndaj Bodo/Glimtit në minutën e 32-të të ndeshjes që i takoi xhiros së 24-t të elitës së futbollit norvegjez.
Por, gjiganti norvegjez Bodo/Glimt fitoi në fund 4:1.
Ibrahimaj luajti deri në minutën e 84-t.
Pas 24 ndeshjeve, Lillestromi ka 24 pikë në pozitën e tretë.
Bodo/Glimt është një pozitë më lartë me një pikë më shumë. Prin Molde me 60 pikë.