Sport

Rrahmani me Napolin mbeten të pamposhtur

Napoli fitoi ndaj Torinos dhe vazhdon të mbetet i pamposhtur në Serie A.

Skuadra e Amir Rrahmanit fitoi me rezultatin 3:1 ndaj Torinos të shtunën në xhiron e tetë të Serie A.

Andre Zambo Anguissa shënoi dy golat e parë për vendësit në minutën e gjashtë dhe të 12-të, ndërsa Kvicha Kvaratskhelia shënoi për 3:0 në minutën e 37-të. Antonio Sanabria ngushtoi epërsinë dhe më nuk pati gola.

Rrahmani kompletoi ndeshjen te Napoli.

Te Torino i lënduar ishte Mërgim Vojvoda, ndërsa Etrit Berisha ishte në bankën rezervë.