Sport

Marseille fiton dhe del në vendin e parë

Marseille francez ka shënuar fitore të pastër në udhëtim tek Angersi në kuadër të xhiros së nëntë të elitës së futbollit francez.

Vizitorët fituan të premten mbrëma me rezultatin 3:0 dhe kanë dalë në vendin e parë në tabelën e Ligue 1.

Jonathan Clauss e shënoi golin e parë në minutën e 35-të, ndërsa asistoi në dy golat tjerë për Luis Suarezin në minutën e 50-të dhe Gersonin nëntë minuta më vonë.

Marseille në vendin e parë ka 23 pikë, një më shumë se Paris Saint-Germaini.

Angersi në vendin e 14-të ka tetë pikë.