Sport

PSG-ja me ofertë të majme për Messin

Te Paris Saint-Germaini janë të vendosur për ta mbajtur Lionel Messin në ekip edhe përtej këtij edicioni. “FootMercato” ka raportuar të premten se krerët e Parisit tashmë i kanë bërë ofertë zyrtare Messit për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni.

Messit i është ofruar rinovimi i kontratës për një vit, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Po ashtu, në këtë ofertë, Messit i është ofruar edhe një pagë e majme vjetore prej 30 milionë eurosh.

35-vjeçari vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Parisi, do ta marrë pas përfundimit të Kampionatit Botëror. Ditë më parë, u raportua se Messi do të largohet verën tjetër nga PSG-ja si lojtar i lirë për t’u rikthyer te Barcelona.