2 perditesime
13:51

Infantino takohet edhe me ministrin Çeku e Përparim Ramën

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vazhduar me takimet zyrtare të krerëve institucionalë të Kosovës në vizitën e tij të parë në vendin tonë.

Pasi u takua me kreun e FFK-së, Agim Ademin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Infatino është pritur në takim edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Infantino gjithashtu është takuar edhe me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën.

Madje, ky i fundit e nderoi presidentin e FIFA-s, duke ia dorëzuar “Çelësin e Kryeqytetit”.

12:22

Infantino takohet edhe me kryeministrin Kurti

Image

Pas takimit me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është pritur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Edhe në takimin me kryeministrin Kurti, Infantino ka qenë i shoqëuar nga kreu i FFK-së, Agim Ademi dhe homologët e tij, Armando Duka i FSHF-së dhe Muhamed Sejdini i FFM-së.

Po ashtu, pjesë e delegacionit të njeriut të parë të FIFA-s, ishin edhe Mattinas Grafstrom (z.sekretar i përgjithshëm i FIFA-s), Alasdair Bell (zv.sekretar i përgjithshëm i administratës së FIFA-s), Youri Djorkaeff (këshilltar i lartë futbolli) dhe Federico Raviglione (menaxher i zyrës së presidentit Infantino).

11:45

Infantino takohet me presidenten Osmani

Image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po qëndron në Kosovë për vizitën e tij të parë zyrtare.

Në takimin me presidenten Osmani, Infantino ishte i shoqëruar nga kreu i FFK-së, Agim Ademi, kryetari i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamet Sejdini.

Në delegacion me Infantinon janë edhe Mattias Grafstrom, zëvendës-sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës së FIFA-s, si dhe Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit Infantino.

Kjo është vizita e parë e të parit të futbollit botëror në Kosovë.