
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po qëndron në Kosovë për vizitën e tij të parë zyrtare.
Në takimin me presidenten Osmani, Infantino ishte i shoqëruar nga kreu i FFK-së, Agim Ademi, kryetari i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamet Sejdini.
Në delegacion me Infantinon janë edhe Mattias Grafstrom, zëvendës-sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës së FIFA-s, si dhe Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit Infantino.
Kjo është vizita e parë e të parit të futbollit botëror në Kosovë.