Tenisti francez Corentin Moutet dhe ai bullgar Adrian Andreev u shtynë fizikisht pas përfundimit të ndeshjes të rundit të 16 më të mirëve, e vlefshme për turneun “Orleans Challenges”.
Të enjten, Andreev që renditet i 247-ti befasoi Moutetin duke e mposhtur 2:1 në sete (2-6, 7-6, 7-6).
Kjo nervozoi Moutetin, i cili në momentin e përshëndetjes me Andreevin u përplas fizikisht me të. U desh ndërhyrja e gjyqtarit për ta qetësuar situatën.