Sport

Reali interesohet për Cancelon

Real Madridi po synon një transferim të madh për krahun e djathtë të mbrojtjes për sezonin e ardhshëm. “Marca” ka shkruar të enjten se Real Madridi po kërkon Joao Cancelon e Manchester Cityt, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Carlo Ancelotti. Për ta bindur Cityn në lirimin e portugezit, Reali është gati të ofrojë 70 milionë euro.

Cancelo është njëri prej lojtarëve kyç të Cityt dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2027. Ai këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime në dhjetë ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

28-vjeçari iu bashkua Cityt në vitin 2019 nga Juventusi, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Valencia, Interi e Benfica.