Sport

Pas Ligës së Kombeve, Kosova gati për kualifikimet e “Euro 2024”

FOTO: AP
 

Paraqitja e mirë e Përfaqësueses së Kosovës në duelin ndaj Qipros në Ligën e Kombeve, ka dhënë shenja se ekipi është gati për t’i mësuar kundërshtarët dhe për t’u përballur me ta në kualifikimet për “Euro 2024”.

“Dardanët” të martën mbrëma shkëlqyen kundër Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” duke e mposhtur me rezultatin e thellë 5:1. Me këtë fitore, Kosova e konfirmoi pozitën e dytë në Grupin e 2 të Ligës C, me nëntë pikë të mbledhura pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.