Milani do të mundohet që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Chelseat, Armando Broja, sa më shpejt që është e mundur.
Kështu ka shkruar të mërkurën mediumi italian “Calciomercato”.
Sipas gazetës italiane, Broja po shihet si qendërsulmues i së ardhmes te skuadra e madhe italiane.
Broja 21-vjeçar që përfaqëson Shqipërinë, nuk po ka minutazhë të madhe me skuadrën nga “Stamford Bridge” këtë edicion.
Broja shkëlqeu sezonin e kaluar te Southamptoni kur realizoi nëntë gola e një asistim, në 31 ndeshje në të gjitha garat.