Sport

Serie A mund ta aktivizojë “offsiden” gjysmautomatik nga janari

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, shpreson që teknologjia e “offsideit” gjysmautomatik të përdoret në Serie A nga muaji janar, pasi të debutojë në Kupën e Botës 2022.

Pajisjet po luajnë rol shumë të madh në futboll, pas shpikjes së VAR-it dhe teknologjisë së vijës së golit.

Tani do të fillojë së zbatuari një teknologji për “offside” automatik, për të reaguar më shpejt në pozitat jashtë loje, gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës në Katar.

FIFA ka njoftuar se kjo është testuar me sukses në disa turne të tjerë dhe është gati të zbatohet në Katar.

Serie A ka qenë liga e parë në Evropë që ka përdorur VAR-in, shkruan “football-italia” të mërkurën.