Sport

Munishi i kënaqur me lojën e Prishtinës

 

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi ka thënë se ekipi i tij tregoi lojë të mirë ndaj Dritës, ndeshje kjo që përfundoi pa gola të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”. Sipas Munishit, si Prishtina ashtu edhe Drita u treguan maksimalisht të kujdesshme në këtë derbi.

Ai tha se Prishtinës i mungoi pasimi i fundit para portës, por shtoi se ekipi i tij do të vazhdojë të luftojë dhe të tregojë ndeshje të mira deri në fund të sezonit.