Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.
Kjo është ndeshje e mbetur e xhiros së katërt të Superligës dhe po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët.
Gjatë 45 minutave të para, asnjëra prej skuadrave nuk ka regjistruar ndonjë rast të mirë shënimi.
Futbollistët kryesisht kanë luajtur në mesfushë dhe janë treguar maksimalisht të kujdesshëm.
Drita është lidere e Superligës, ndërsa Prishtina renditet e katërta.