Sport

Reja ia lë fajin dëmtimeve për barazimin e Shqipërisë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, ka deklaruar se ekipi i tij kishte mungesa të shumta që ndikuan, siç e ka konsideruar ai, përball një ekipi të fortë fizikisht si Islanda.

Shqipëria barazoi 1:1 me Islandën në minutën e fundit, anipse mysafirët po luanin me një lojtar më pak thuajse gjatë gjithë ndeshjes. Kuqezinjtë mbeten pa fitore në Ligën e Kombeve

“Pas pak kohe që ishim në superioritet, qarkulluam topin. Bëmë 22 gjuajtje. Nëse nuk finalizojmë pastaj ndodh kjo. Ata janë të fortë fizikisht. Por kishim shumë dëmtime. Sot ishin Gjasula, Ismajli, kishim 6-7 lojtarë të rëndësishëm që mungonin. Kush luajti dha shpirtin. Të vjen keq që të humbësh një ndeshje të tillë, është shumë keq. Kur je në avantazh, kishim mundësi që të mbyllnim ndeshjen, nuk ia dolëm, dhe duhet të kërkojmë ndjesë, përfshirë edhe nga unë”, ka thënë Reja.

“Duke filluar nga Islanda jemi rritur, por në periudhën e fundit nuk kemi qenë ne, në krahasim me rritjen që kishim në këtë periudhë. Të gjithë, edhe mua, nuk më ka pëlqyer vetja, ekipi. Kemi bërë shumë gabime. Ne kishim më parë lojtarë të fortë fizikisht. Mora Ajetin, por mbrëmë pati temperature. Sot u dëmtua edhe Ismajli. Ishte masakër e plotë, kishim mungesa. Ata që luajtën, kanë bërë të tyren, por ndonjë mangësi e kishim, kemi bërë një reagim të mirë, por në periudhën e fundit ekipi nuk u përgjigj ashtu siç e prisja”.